Avokatja e “Bavaria” arbitër për shtetin në Drejtorinë e markave

0
161

Thellohet skandali i tregtimit në Shqipëri të pijes B-52, të prodhuar nga kompania holandeze Bavaria, e cila vijon të importojë të njejtin produkt duke përdorur marka të falsikuara, pavarësisht vendimeve të gjykatave.
Këtë herë misteri përfshin drejtpërsëdrejti Drejtorinë e Markave dhe Patentave (DPPI), vendimet e së cilës deri tani (në mënyrë të habitshme) gjithnjë kanë qenë në favor të shoqërisë Bavaria dhe kundër shoqërisë shqiptare Arseni shpk, e cila ndodhet në konflikt me Bavarinë për zotërimin e markës B-52.

Skandali qendron në atë, që avokatja mbrojtëse e kompanisë Bavaria në të njejtën kohë është edhe anëtare e bordit të apelimit të Drejtorisë së Markave, pra të atij organizmi që deri tani i ka dhënë të drejtë gjithnjë kompanisë Bavaria dhe ka rrëzuar Arseni shpk.
Konikti i interesit është pa precedent. Avokatja që quhet Mirela Malka, siç duket edhe në profilin e saj publik dhe në faqen online të DPPI-së, punon pranë Drejtorisë së Markave dhe Patentave, duke mbajtur postin e njerit prej pesë anëtarëve të bordit të apelimit. Në praktikë, kur ka një
kundërshti lidhur me një markë, bordi i apelimit i DPPI-së mblidhet dhe merr vendim për të zgjidhur konfliktin:
Firmat Arseni shpk dhe Bavaria deri tani kanë patur dy konikte per pijet energjike perballe bordit te apelit ne Drejtorinë  e markave, të fituara gjithnjë nga Bavaria dhe
më pas jane hedhur poshte nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here