Janë 839 fermerë dhe blegtorë në Qarkun e Gjirokastrës që presin të marrin subvencionet nga AZHBR-ja e administruar deri më tani nga bashkëjetuesja e deputetit të LSI Vangjel Tavo, Suela Popa.
Burime nga zyra rajonale e AZHBR në Gjirokastër e konfirmojnë këtë shifër e cila vjen si produkt i favoreve elektorale të LSI së Tavos në në këtë fushatë zgjedhore. Specialistë të bujqësisë në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë shprehen për Jugunews.net se shumica e përfituesve, janë në pritje të përfitimit të subvencioneve ndërsa të tjerët, Tavo u ka premtuar pas zgjedhjeve në këmbim të votave të tyre dhe fisit, për LSI.
Mësohet se vlera totale e përfitimit të subvencioneve, i kalon të 2.1 milionë dollarëve amerikanë.
Për statistikë, përfituesit më të mëdhenj të subvencioneve, janë nga zona e Piskovës, Frashërit, Këlcyrës dhe zonës përreth Përmetit, duke vazhduar me zonën e Cepos, Picarit, Odries, Lunxhërisë, Dropullit në Gjirokastër dhe numrin më të vogël të përfituesve, nga zona e Kurveleshit, Lopësit, Qesaratit në Tepelenë.
Harta e shpërndarjes së përfituesve, është shumë e qartë sipas orekseve preferenciale të bashkëjetuesit të drejtoreshës së shkarkuar të AZHBR.
Juguneës.net ka në dispozicion të gjithë emrat e përfituesve të të gjithë subvecioneve nga AZHBR dhe së shpejti, do të marrë kontakt fizikisht me blegtorët dhe fermerët për t’i qartësuar ata se Suela Popa dhe Vangjel Tavo, nuk kanë më thesin e parave dhe as kanë për të pasur ndonjëherë këtë thes nga sot e nëvazhdim.
Kjo inisiativë e Jugunews.net ndërmerret për t’i qartësuar fermerët dhe blegtorët që të votojnë lirshëm për kë të duan dhe jo nën presionin e Tavos dhe subjektit që përfaqëson.