Bajram Begaj merr sot detyrën, axhenda e ceremonisë në presidencë

0
178

Bajram Begaj merr sot detyren si President i Republikës së Shqipërisë. Kuvendi do të mblidhet në seancë të veçantë për betimin e Presidentit.

Një pjesë e mirë e demokratëve kanë nbërë me dije se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.

Ndërkohë rreth orës 19.00 është parashikuar të nisë edhe ceremonia zyrtare në presidencë për dorëzimin e detyrës nga Meta dhe marrjen nga Begaj.

Ky i fundit u zgjodh më 4 qershor me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj është një president, i 4-ti në historinë e demokracisë shqiptare, që vjen nga radhët e usharakëve.

Pogrami i ceremonisë në presidencë:

18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve

19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë

19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi

19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.

19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta

19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë

20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

Shkruaj nje koment