Bajram Begaj nën hetim për tjetërsim të bazave ushtarake? Si përgjigjet SPAK

0
200

Bajram Begaj u zgjodh Presidenti i ri i vendit në raundin e katërt të votimit ditën e shtunë ku mori 78 vota pro në Kuvend, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Mes zhurmës mbi zgjedhjen e tij si pasardhësi i Ilir Metës, pati edhe akuza se disa muaj më parë është kallëzuar penalisht nga ish-ushtaraku Artur Meçollari për tjetërsimin e bazave ushtarake.

Duke iu referuar këtyre akuzave, opozita ka pohuar se president nuk mund të jetë një zyrtar që implikohet në të tilla çështje. Sipas BalkanWeb, burime zyrtare nga SPAK konfirmojnë se presidenti i ri Begaj, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm, nuk është nën hetim për ndonjë çështje. SPAK ka mohuar pretendimet se Begaj është regjistruar si person në hetim në regjistrin e veprave penale.

“Zoti Bajram Begaj nuk është në hetim dhe nuk ka ndonjë hetim ndaj tij”, thuhet në përgjigjen e SPAK për BalkanËeb.

Begaj pritet që të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, kur mbaron edhe mandati 5-vjeçar i Presidentit Ilir Meta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here