Balilajt, shoqërohen në Policinë e Gjirokastrës për arsye sigurie

0
346

Në kohën kur politika po zien nga debatet për çështjen e të shumëkërkuarit Kelmend Balili, Policia e Shtetit u përgjigjet me një aksion të radhës për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit për arrestimin e Kelmend Balilit i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar kontrolle mëngjesin sotëm në Sarandë dhe Delvinë, në bizneset dhe banesat e familjarëve të Balilit. Ky operacion kërkim është bërë pasi policia gjatë mbajtjes nën vëzhgim të familjarëve të biznesmenit, ka vënë re lëvizje të dyshimta të tyre. Dyshimi i policisë ka qënë se familjarët po i çonin ushqim Balilit, në një vendstrehim të fshehtë pranë njërës prej banesave të tij. Operacioni për arrestimin e Balilit është zhvilluar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Familjarët e tij janë shoqëruar dhe marrë në pyetje në Policinë e Gjirokastrës pasi i trembeshin një revolte të mundshme nëse do të ishin në Policinë e Sarandës.

Shkruaj nje koment