Balla mohon të ketë rrjedhje të dhënash në TIMS, bën fajtore median për lajmin

0
111

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mohuar që në sistemin TIMS të ketë rrjedhje të dhënash.

Në një deklaratë për mediat, Balla akuzoi median se gjithmonë dyshimet i kthen në fakte. Sipas tij, një ekip i policisë brenda sistemit, ka marrë përsipër të ndryshojë tërësisht mënyrën e administrimit.

Balla u shpreh se ka kërkuar vetë që të dhënat të vlerësohen nga prokuroria.

Balla: Në media gjithmonë edhe dyshimet bëhen fakte. E vërteta është ndryshe, Shqipëria është sulmuar nga një sulm kibernetik, në 2022, nga ai moment po marrim masa për të rritur digat mbrojtëse. Nuk jemi i vetmi vend, që jemi nën sulme. SHBA ka asgjësuar një prej hakerave më të mëdhenj. Është një betejë. Nuk ka patur rrjedhje të të dhënave nga TIMS, e vërteta është ndërsa një ekip I ri brenda policisë ka marrë përsipër një ndryshim tërësor të mënyrës së administrimit ndodh që ata që janë larguar mund të kenë kritika apo ankesa, mund të ngrenë dyshime. Garantoj çdo qytetar, asnjë e dhënë nga TIMS nuk ka rrjedhur. Nuk ka një kallëzim, kam kërkuar që të dhënat të vlerësohen edhe nga prokuroria. Është një standard i ri që do vendoset në strukturat e varësisë, që në të gjitha rastet, edhe kur nuk ka element të veprës penale, t’i vihet në dispozicion prokurorisë. Garantojmë që në pikat kufitare mos ketë vonesa e trafik, jam informuar që nuk kemi probleme.

Shkruaj nje koment