
Pas një heshtje prej disa javësh, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, foli për herë të parë përgjimet për grupin Çapja në Elbasan, ku përmendet emri i tij dhe numri i celularit. Ai i ka kërkuar drejtësisë që të sqarojë se pse u bënë përgjimet dhe nga dolën, dhe për këtë arsye si hap ka zgjedhur të kallëzojë penalisht për shpifje të gjithë ata që e kanë akuzuar publikisht, me në krye kryedemokratin, Sali Berisha.