“Ballkani i Hapur”, Rama: Do të jetëzojmë 4 liritë e lëvizjes së BE

0
195

Kryeministri Edi Rama foli për realizimin e 4 lirive të lëvizjes së Bashkimit Evropian gjatë Samitit Rajonal të Transportit, që u mbajt në Tiranë.

Rama shtoi se kjo është jetike për Ballkanin Perëndimor, ndërsa shtoi se për këto liri do të diskutojë me liderët e tjerë në samitin e “Ballkanit të Hapur” që do të mbahet sot dhe nesër në Ohër.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se kanë hyrë në një fazë tjetër të planit ekonomik të investimeve kjo edhe falë rritjes së mbështetjes së BERZH.

“Pas ketij samiti do te shkoj ne nje tjetër samit të Ballkanit të Hapur në funksion të ecjes sa më shpejt të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve de shërbimeve dhe jetësimit të 4 lirive të BE.

Këto 4 liri të lëvizjes së BE në Ballkanin Perëndimor janë ajo çka për ne është jetike, ajo çka për sigurinë në këtë rajon është jetike, ajo cka për paqen dhe zgjidhjen e konflikteve në këtë zonë të Evropës është jetik.

Nuk dua të zgjatem me projektet, por më vjen mirë që kemi hyrë në një fazë tjetër të planit ekonomik të investimeve dhe falë rritjes së mbështetjes së BERZH edhe falë një sinergjie shumë më të madhe brenda për brenda rajonit dhe një kuptimi më të thellë dhe konkret të domosdoshmërisë për të bashkuar këto forca në funksion të së ardhmes”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here