
Në përfundim të mbledhjes së përbashkët me Malin e Zi, kryeministri Edi Rama foli për projektet e ardhshme dhe për situatën aktuale në Europë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se takimi i ardhshëm i Ballkanit të Hapur, do të mbahet në qershor në Mal të Zi
“Kemi parë se si BE është bërë më i hapur dhe më i ndjeshëm më në fund gjeo politiksht ndaj rajonit. Kemi parë se si Shqipëria dhe RMV i çeli negociatat. Kemi parë se si Kosova mori një datë për liberalizimin e vizave.
“Të gjitha këto janë pozitive, por BE është një korsi e përbashkët. Shqipëria dhe Mali i Zi janë plotësisht të angazhuara. Unë dëshiroj ta falënderoj kryeministrin për angazhimin e tij. Për të organizuar një Samit të Ballkanit të Hapur në qershor këtu në Malin e Zi. Ndërkohë Procesi i Berlinit do të ketë Samitin e tij në fillim të vjeshtës.