Ballsh: Naftëtarët nuk dalim nga greva e urisë pa u plotësuar kërkesat.


Naftëtarët e Ballshit kanë përshkallëzuar protestën duke hyrë në ditën e dytë të grevës së urisë.
Naftëtarët thonë se deri më tani nuk ka ardhur asnjë përfaqësues i ministrisë apo qeverisë, por e vetmja që është interesuar për situatën e tyre ka qënë vetëm media.
“Këtu ka ardhur vetëm media që përcjell shqetësimet tona. Deri tani asnjë reagim nga ministria apo qeveria. Nuk dalim nga greva pa na u plotësuar kërkesat tona. Rama të vërë dorën në zemër pasi na ka lënë në mes të katër rrugëve”, thonë naftëtarët.
Kujtojmë se naftëtarët e Ballshit nuk kanë ndalur me protestat e tyre pasi nuk u janë dhënë 20 pagat e punës. Gjithashtu ata kërkojnë hapjen e uzinës pasi është e vetmja mundësi për të mbijetuar.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment