Balluku prezanton projektin e rrugës Berat-Këlcyrë, thumbon opozitën

0
180

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi sot projektin e rrugës Berat-Ballaban, Këlcyrë, që sipas saj do të transformojë rrënjësisht zonën.
“ Një aks shumë i rëndësishëm, që jo vetëm shkurton kohën e udhëtimit, nga Berati në Përmet e më tej në Gjirokastër, por edhe nxit zhvillimin e turizmit në këtë zonë mrekullish natyrore dhe trashegimie historike e kulturore” tha ministrja.
Ndërsa ka vijuar duke ndjekur shembullin e kryerilindasit Rama Balluku ka sulmuar PD-në . “ Të gjitha bashkitë që do të përfitojnë nga ky projekt dhe të gjithë komunitetet do ta përfitojnë në afatet e deklaruara dhe jo në “kalendat greke”, si zakonisht jemi mësuar, që projekte të nisura në 2008 kemi arritur t’i dorëzojmë për përdorim pas 10 vitesh ” tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here