Banka e Shqipërisë: Rriten çmimet e banesave

0
61

Banka e Shqipërisë raportoi se çmimet e banesave janë rritur me 1.8 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Banka e nxori këtë konkluzion pas një anketimi me mbi 300 agjenci të pasurive të paluajtshme në të gjithë vendin. Po sipas raportit të Money Val, agjencitë e pasurive të paluajtshme realizojnë vetëm 8 për qind të tregut të shitjeve të pasurive në Shqipëri, teksa 92 për qind e shitjeve realizohen direkt nga kompanitë. Aktualisht të dhënat mbi zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme në vendin tonë janë të kufizuara. Operatorët e tregut, që nuk pranojnë të identifikohen, parashikojnë se do të ketë një bllokim të tregut të patundshmërisë në dy apo tre vitet e fundit, nxitur si nga rënia e kërkesës, edhe nga fryrja e çmimeve në raport me fuqinë blerëse në vend. Janë disa faktorë që pritet të ndikojnë kërkesën e individëve për banesë. Së pari, në vitet e fundit fenomeni i emigracionit është bërë i dukshëm, duke reflektuar pasojat e veta edhe te konsumi.

Shkruaj nje koment