Banorët e Krinës vuajnë mungesën e shërbimeve publike: Kur të na trokasin sërish në derë për vota do gjejnë llozin!

0
151

Banorët e fshatit Krinë ,në njësinë administrative Antigone të Gjirokastrës prej kohësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm e energjisë elektrike ndërsa pushteti vendor e ka braktisur.
Pak shi dhe ne mbetemi pa drita . Tani dimër është , shi e borë ka , ne mbetemi pa drita , në errësirë në 2020 është katastrofë. Veç dritave nuk kemi as ujë, si në verë e në dimër po njësoj. Ankohu sa të duash as duan t’ia dinë”-thotë një i moshuar.
Fshati është si mos më keq, 20 familje janë a s janë gjithsej. Ne që jemi , jemi të moshuar ndaj nuk kujtohet njeri për ne. Ra pandemia u mbyllëm më keq, harruam dhe fëmijët e të afërm. Nuk vjen kush në fshat. Shërbime ? Si mos më keq , nuk ka as ujë as drita , as kazan për mbeturinat . Fshat vërtet po dhe ata që kërkojnë vota nga ne mbahen , mos vijnë vetëm në fushata dhe do kthejnë lumin pas, premtime kot .Mashtrime, jemi si në mesjetë , një e dy fshati zhytet në errësirë . Pa punë , pa ujë , pa drita përse ti duam kur të na vijnë sërish të na trokasin në derë , vetëm llozin do gjejnë”-thotë një tjetër i moshuar.
Fshati Krinë ndodhet 10 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here