Bardhi: Lista e plotë PD-së do të shpallet sipas afateve ligjore që parashikon Kodi Zgjedhor

0
127

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, sekretari i përgjithshëm PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se lista e plotë do të kalojë në këshillin dhe në kryesinë e PD-së sipas afateve ligjore që parashikon kodi Zgjedhor.
Bardhi: Kundërshtari politik i yni ka nisur fushatën duke caktuar krerët e qarqeve, ndërsa ne kemi nisur duke caktuar disa detyra për strukturat e partisë dhe në këto kohë po caktohen drejtuesit e qarqeve.
Nuk ka pasur asnjë vonesë nga procesi që kishim parashikuar. Në qershorin e vitit të kaluar kemi pasur një proces për përzgjedhjen e kandidatëve. Për zona të caktuar mund të kemi shpallje më herët, por lista e plotë do të kalojë në këshillin dhe në kryesinë e PD-së sipas afateve ligjore që parashikon kodi Zgjedhor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here