Bardhi: Logo e demokratëve është vetëm PD. Berisha shtojcë e LSI në koalicionin non grata

0
136

Pas zyrtarizmit të koalicionit Berisha-LSI për zgjedhjet e 6 marsit, sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi në një komunikim për media, iu përgjigj LSI pasi ajo tha se nuk e njeh Lulzim Bashën si kreun e PD.

Lidhur me këtë Bardhi tha se për çdo demokrat dhe shqiptar, nuk ka logo tjetër që i përfaqëson ata përveç asaj të PD.

Sipas Bardhit, koalicioni i Komisionit të Rithemelimit me LSI është shtojcë e LSI “në shtëpinë e tyre të përbashkët non-grata”.

REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD. 

 Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së. 

 “Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here