Bardhi pas regjistrimit të “Shtëpisë së lirisë” në KQZ: Më 6 mars ka vetëm një PD

0
161

Pas regjistrimit në KQZ të koalicionit të udhëhequr nga LSI nën logon “Shtëpia e lirisë” ka ardhur edhe reagimi i sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi. Në një reagim në Facebook ai thotë se më 6 mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje.

“Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit””.

Sipas tij, koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit” ka përfunduar.

“Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI-së me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. Partia Demokratike është shtëpia e vetme e demokratëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here