Nga Gëzim Basha
Xhorxh Soros, i mbiquajtur baroni grabitës apo the infamous con artist – më troç marifetçiu më i madh i kohës sonë – e konsideron veten, sipas fjalëve të tij,”të caktuar nga Zoti për t’ju dhënë zgjidhje përfundimtare problemeve më të pazgjidhshme”.
“Në biografinë e tij të shkruar nga Michael Kaufman, Xhorxh Soros pranon se jeton me “kompleksin e Zotit”. Ai rrëfehet se ëndërron atributet e Zotit në Testamentin e Vjetër, për të qenë “krijues i gjithçkaje, ndërgjegje e botës dhe prani e padukshme!”.
Në rininë e tij të hershme, edhe pse hebre, shkëlqeu duke iu shërbyer nazistëve për t’i dhënë zgjidhje problemit të tyre final: një Europë pa çifutë, judenfree! Në kujtimet e tij pranon se i pëlqente t’u grabiste sendet e shtrenjta prej ari bashkëkombasve të tij, çifutëve hungarezë, përpara se ai vetë dhe familja e tij t’i shpëtonin Holokaustit duke u strehuar në Londër. I pyetur në emisionin e një televizioni amerikan, “CBS” “60Minutes”, nëse e vret ndërgjegjja për të kaluarën e tij kriminale, Soros, me gjakftohtësinë e spekulantit, u përgjigj:
– Jo!
Këtu, tek talenti i tij prej spekulanti gjakftohtë, ndoshta duhet parë edhe intensiteti i përfshirjes së tij në kokolepsjet ballkanike, sidomos prania e përhershme e hijes së tij nëpër krizat shqiptare.
I padukshëm që lë mjaft gjurmë, miliarderi plak ia kalon edhe personazhit të George Herbert Wells tek “The Invisible Man”.
Në kohët moderne, Xhorxh Soros, njihet ndryshe si spekulanti më i madh i tramave financiare. Në vitin 1992, u fut në një lojë të pabesë me asin në mëngë dhe thuajse ia doli ta meskëputë Bankën Qendrore angleze duke fituar, përmes spekulimit, një miliard paund britanikë. Pesë vjet më vonë, në vitin 1997, u shfaq si njëri ndër shkaktarët kryesorë të krizës financiare që përfshiu Azinë Juglindore ngaqë vuri bast kundër monedhës së Tajlandës. Së fundi CV-ja e tij u pasurua me një përpjekje intensive për të destabilizuar Europën Perëndimore me krizën e refugjatëve sirianë, të cilën e financoi me mbi pesëqind milionë dollarë. Hyri në korin patetik të atyre që, kinse në emër të të drejtave njerëzore, refuzuan propozimin e mjaft analistëve seriozë për strehimin e të shpërngulurve në vendet ku e ku më të pasura të Gjirit Persik, aty ku ata mund ta kishin më të lehtë integrimin brenda kulturës së tyre islame.
Soros e ka përzemër edhe Shqipërinë!
Një e-mail i deklasifikuar i tij në adresë të sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Clinton në vitin 2011, provon edhe përzierjen e tij të drejtpërdrejtë në politikën shqiptare. Aty, midis rreshtave, duket qartë anësia e tij politike ndërkohë që kërkon, shih ironinë, influencim të politikës amerikane nga vëzhgimi në terren i njerëzve “të pavarur” të Fondacionit Shoqëria e Hapur në Tiranë. Për çdo shqiptar, ky dorovitës i palodhur i familjes Klinton, tingëllon shumë hipokrit ngaqë preferenca e tij për ta dominuar fondacionin me militantë aktivë apo kuaziaktivë të së majtës, s’ka nevojë për kallauz. Kjo tendencë, ri në themel të asaj që kryeministri hungarez, Urban, e quan his transborder empire – perandori pa kufij – një entitet me tërë logjistikën e duhur për t’ju shërbyer ambicieve të tij.
Kjo përpjekje e miliarderit 85-vjeçar nuk ka kaluar pa rënë në sy. Së fundi, një letër e hapur e pesë senatorëve republikanë drejtuar sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, e bazuar veç të tjerash në feedback të hollësishëm nga ekspertë me njohje direkte të rajonit, vë alarmin për trafik influence nga Xhorxh Soros duke ju kërkuar përfaqësive diplomatike amerikane favorizim politik të grupimeve të majta në Ballkan, momentalisht në Maqedoni dhe Shqipëri.
Përse Shqipëria?!
Shqipëria është sot Kanabis-stan. Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit nuk lë ekuivok teksa e cilëson Shqipërinë vendin e kultivimit më masiv të narkotikëve në Europë. Evidenca për këtë cilësim është e plotë sepse NASA mund të fotografojë në high resolution çdo rrënjë hashashi. Sjellja prej struci nuk pi ujë…
Sorosit kjo gjendje i volit. Ai është sot kontribuesi më substancial në fushatën për legalizimin e marijuanës dhe mosndëshkimin e kultivuesve të saj. Ai i jep një NGO-je amerikane të quajtur, Drug Policy Alliance, 4 milionë dollarë në vit donacion jo vetëm për të lobuar në favor të legalizimit të marijuanës, por edhe të shumë drograve të tjera sintetike. Drug Policy Alliance dështoi në fushatën e saj në Kaliforni, por ishte vendimtare në Uruguaj ku marijuana u legalizua dhe u dekriminalizua. Soros, i kufizuar nga ligji amerikan, mundi megjithatë të japë një donacion prej 1 milion dollarësh në Kaliforni, ndërsa në Uruguaj pati dorë të lirë… Më 1 qershor 1998, Soros nënshkroi një letër ku i kërkohej sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së legalizimin e kultivimit dhe përdorimit të drograve.
Kultivimi masiv i kanabisit në Shqipëri me destinacion tregun e Europës Perëndimore, i shërben argumentit të Sorosit në favor të legalizimit të marijuanës si e vetmja zgjidhje praktikisht e mundshme. Në Shqipëri ai është zot shtëpie, kryeministri aktual ka qenë rrogëtar i tij, rrjedhimisht nuk ka nevojë të bëjë donacione. Fakti që policia shqiptare bën show mediatik për sekuestrime disa kuintalësh, ndërkohë që tonelatat mbërrijnë në destinacion dhe pilotët tanë bien shahidë të hashashit në Spanjë, synon t’i injektojë opinionit europian lodhjen nga lufta e humbur kundër narkotikëve. Një marijuana fatigue, si ndjenjë e përgjithshme e publikut, do t’i jepte mjaft dorë Sorosit. Për ta mbërritur këtu, mes shumë lëvizjeve jo dhe aq të dukshme, i duhet edhe mandati i dytë i Edi Ramës. Buratinua i tij, kryeministri i Shqipërisë, por edhe gjithë buratinot e tjerë në qeverinë e sotme të Tiranës, kanë një detyrim marionetë përpara ish-bosit të Ramës në vitet ’90-të, për të dalë më vonë -në një kohë të volitshme- hapur në mbrojtje të tezës sorosiane për legalizim të narkotikëve duke e konsideruar parandalimin mision të pamundur.
K. Kokëdhima u tregua i paduruar në zellin e tij për ta marrë ai stafetën. U ndëshkua sepse gjërat kanë radhën e tyre, vijnë hap pas hapi.