Basha: 13 maji dita e bashkimit të shqiptarëve dhe shpëtimi nga narko-qeveria

Lideri i opozitës, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot para mbështetësve të kauzës opozitare në “Çadrën e Lirisë” në bulevardin para kryeministrisë.

Në fjalën e tij lideri opozitar tha se data 13 maj do të jetë dita e bashkimit të madh të qytetarëve, ku nuk denjoji ta quajë si bashkimi më i madh i shqiptarëve në historinë e demokracisë, si dhe shpëtimin e vendit nga kjo qeveri.

Basha është shfaqur i vendosur, se askush nuk do e ndalë opozitën deri në realizimin e kauzës opozitare, atë të zgjedhjeve të lira e të nderrshme.

Ai e ka quajtur protestën e 13 majit si dita e bashkimit të shqiptarëve që e duan evropën.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment