Basha: Alibia se fajin e ka sistemi, i shërben propagandës së Ramës

0
148

Ndryshe nga kryeministri Rama që nga Vjena foli për krizë artificiale, kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se vendi është në krizë të thellë politike dhe përgjegjës është vetë kryeministri.
Basha: Vendi është në krizë të thellë politike. Axhenda e Edi Ramës është pushteti i tij personal. Axhenda ime është ekonomia, demokracia dhe mirëqënia e çdo qytetari.Në funksion të kësaj jemi të gatshëm të hedhim çdo hap të nevojshëm për ti dhënë këtë vit një orë e më parë fund krizës së thellë politike ku e ka zhytur vendin Edi Rama dhe qeveria e tij e dështuar.
Duke folur pas takimit me aleatët në selinë blu, Basha komentoi edhe debatet e fundit mbi sistemin zgjedhor.
Basha: Cilido sistemi të zgjidhet, do të dështojë nëse nuk garanton ndarjen e politikës nga krimi.
Sipas Bashës, alibia se fajin e ka sistemi mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës sipas të cilës jemi të gjithë njësoj, sipas të cilës fajin e ka çdokush përveç atij.
Sa i përket konfliktit SHBA-Iran, kryetari i Partisë Demokratike, pati këtë koment:
Basha: Liria dhe demokracia kanë një çmim të lartë. Shqiptarët e kanë kuptuar se pa luftuar për demokracinë ajo rrezikon të zhduket. Unë jam krenar që si Ministës i Jashtëm kam rreshtuar Shqipërië krah NATO-s. Jemi përkrah SHBA dhe vlerave të lirisë dhe demokracisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here