Basha: Askush në PD nuk e ka karrigen të ngjitur pas vetes

Kryetari i Partisë Demokratike, një nga më të sulmuarit gjatë ditëve të fundit për vendimet e marra, u ka kthyer përgjigje kritikëve të tij nga qyteti i Gjirokastrës.

Teksa prezantoi kandidatët për deputet të këtij qarku, Basha tha se në Partinë Demokratike askush nuk e ka karriken të pandashme. Po ashtu tha se ndonëse vendimet ishin të vështira, ato u morën në kohën e duhur dhe ndërtuan ekipin fitues të 25 qershorit.

Që ta mundim me votë më 25 qershor njerëzit duhet të besojnë që ne nuk jemi këtu të bëjmë estradë. Ndaj ndryshimi ka filluar në shtëpinë tonë. Askush në PD nuk e ka të ngjitur karrigen pas vetes. Unë kam marrë vendime si kryetar i opozitës, kam krijuar ekipin tim fitues, ndonëse janë vendime të vështira janë vendime të drejta në kohën e duhur. Është koha për vendime të forta, të mëdha-u shpreh ndër të tjera lideri demokrat.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment