Basha: Berisha mendon ta bëjë partinë një batalion me ‘non grata’

0
19

 

Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar futjen e Berishës në selinë e PD-së, si një masakër të shëmtuar, ndërsa e quan atë ish-komunist.

Në përpjekjet e tij qesharake për të na rikthyer skenat e 97 këtu në shtëpinë e lirisë me gjuhën  e mashtrimeve dhe gënjeshtrave. Ish-komunisti, me shpresën e vdekur se mund të marrë peng PD, apo ti kthej ato non grata, ky ishte një spektakël i shëmuar i të kaluarës, shkaku i kësaj sjellje dihet fare mirë. Ne ja kemi dalë të shkëputemi nga gënjeshtrat dhe falsifikimet. Nuk ka lënë ish-kryetar të PD-së, pa i rrahur apo pa i thyer dhëmbët. E sotmja është një ndarje e qartë nga e kaluara. Po mbivendos hallin e tij personal, në këtë betejë më SHBA. PD theu për herë të parë standardin e vendosur, unë u mjaftova vetëm me pezullimin e PD-së. Pezullimi është bërë në një moment paqartësie me veten time, por sot është krejtësisht e qartë.

Më tej Basha tha se Berisha mendon ta bëjë partinë një batalion me ‘non grata'”. Teksa cilëson se ka mbështetjen e SHBA, Basha thotë se me këtë mbështetje do të vijnë në pushtet.

Një ‘non grata’ mendon se do të bëjë me partinë një batalion me ‘non grata’ . Mbështetja e SHBA është shprehur qartë pak ditë më parë edhe nga shkallët e kësaj partie. Mbështetje me të cilën demokratët do ta arrijnë ta çajnë perden për të rrëzuar Edi Ramën, që është njeriu numër 1 që përfiton nga kjo tollovi e Edi Ramës.  Në vend që të merremi sot me hallet e të përmbyturve, me mbi 50% të shqiptarëve që nuk arrijnë do të shtrojnë një vakt në ditë, në vend që të merremi me hallet e shqiptarëve. Sali Berisha është një barrë për demokratët dhe Partinë Demokratike. është bërë pengesë serioze për luftën tonë opozitare.

Ndër të tjera, Basha tha se përkrahësit e Berishës janë llumi i Partisë Demokratike. Ai shtoi se ato që kanë ardhur sot në selinë e PD-së, ishin banditë apo njerëz që kanë ardhur më pantallona të grisura në 2005 e janë bërë multimilionerë. Basha tha se Berisha i trembet kuvendit të 18 dhjetorit.

Kishte ardhur me banditë, me precedentë penal, njerëz që kanë ardhur në pantallona të grisura në 2005 e sot janë multimilionerë, asnjë forcë nuk mund ti imponohet PD-së, e cila do të vazhdojë të mbrojë këtë parti. Sali Berisha ka themeluar një forcë anti-amerikane. Ato janë llumi i shoqërisë dhe kanë qenë llumi i PD-së, tashme i vetëpastruar me vullnet të plotë. Këto janë ditët e përçarjes nga Sali Berisha me gënjeshtrat e tij dhe më fyerjet e tij. Ju stërmundoi edhe juve punonjës të medias, ajo nuk ka lidhje me PD, ajo që mbuluat. Sot pamë një njeri të frikësuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit. të gjithë po presim të japim një përgjigje të qartë e të prerë të së shkuarës. ne e dimë, e njohim, rrugën me të cilën do të drejtojmë këtë vend, këtë popull, këtë shoqëri, ne do ta bëjmë të gjithë së bashku. vetëm ai e ka frikës, askush tjetër.

Shkruaj nje koment