Basha: Detyrë të mblidhem me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të Kushtetutës

0
162

Një ditë para tubimit të thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryetari i PD, Lulzim Basha teksa konfirmon pjesëmarrjen e tij, përsërit thirrjen drejtuar të gjithë qytetarëve, për të qenë pjesë e tij.
Sipas liderit të opozitës, është detyra e çdo qytetari për tu mbledhur së bashku në mbrojtje të Kushtetutës.
“Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!”-shkruan Basha në postimin e tij, teksa poston edhe flamurin kombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here