Basha : Do të anuloj taksën për naftën 24 Lekë/litër

0
138

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se një ndër vendimet e tij të para si Kryeministër i vendit, do të jetë ulja e çmimit të naftës.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, kryedemokrati Basha u zotua se qeveria e tij do të heqë taksën e qarkullimit 24 Lekë të reja për litër që sipas tij është vendosur nga Qeveria Rama.

Kjo taksë do të çojë në uljen e çmimit të naftës dhe efektet direkte do të ndihen tek qytetarët.

Ne paguajmë naftën më të shtrenjtë në planet pas Suedisë dhe Singapori. Ky është një fakt ulëritës. Mos të hyjmë pastaj te cilësia e naftës. Mos hyjmë te evazioni dhe kontrabanda. Për çmimin e naftës kjo qeveri dhe ky Kryministër bën ekzaktësisht atë që bën me çdo gjë tjetër. E futi si taksë qarkullimi se taksa e qarkullimit ekzistonte. Brenda atij çmimi ky këtë taksë e rriti me 240 Lekë. Kosto e gjithçka në Shqipëri u rrit. Konkurrueshmëria e bizneseve tona ra. Së treti, konkurrueshmëria rajonale ra përtokë. Kam qenë në Xarrë dhe takova fermerët. Më thanë në momentin që është rritur çmimi i naftës sasia që na marrin agjencitë nga Kosova ka rënë me 90% se nuk ju del më hesapi të vijnë ta marrin këtu. Rritja e çmimit të naftës ishte jo thjesht premtim i pambajtur, por ishte një thikë që vazhdon të kullojë gjak. Akti i parë do jetë anulimi i kësaj takse. Nafta shqiptare do jetë 24 Lekë për litër më lirë. 24 lekëshin biznesmeni, ai që shet naftë, ja përcjell konsumatorit. Ulja e çmimit me 24 Lekë të reja do të jetë vetëm një nga hapat. Çmimi i naftës do të ulet me 24 Lekë që do sjellë efekt çlirues për qytetarët”, tha Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here