Kreu i demokratëve ka reaguar sërish në rrjetin e tij social lidhur me refuzimin e negociatave.
Lojërat e Edi Ramës për tu fshehur pas propagandës duhet të marrin fund ,të gjithë e shohin me sy të vërtetën ,ai dështoi ,ka thënë Lulzim Basha .
“Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin.
Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën.
Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët.”