Basha i kujton Manjës dënimin e Tahirit: Çoji cigare shokut te burgu!

0
59

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka replikuar sot në Kuvend me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, duke i kujtuar këtij të fundit dënimin e Samir Tahirit. Duke u ndalur te ai që e konsideron si krim zgjedhor në Dibër, Basha iu drejtua Manjës duke i thënë se do të vijë dita që edhe ai do të japë llogari.

Replikat

Basha: Edhe mendohu mirë Ulsi Manja se për momentin mund të duket vetja i përkedhelur, i mbrojtur, por harroje ti dhe këtë po ta them në emër të çdo qytetari të Dibrës, edhe të socialistëve të Dibrës që i keni marrë e trajtoni atje në mënyrën më çnjerëzore se nuk të vijë dita që do të japësh llogari edhe ti me pjesën tjetër të bandës së strukturuar kriminale të Dosjes 184.

Çoji cigare shokut tënd te burgu. Kështu këpërdisej edhe ai.

Ulsi manja: Do të të sjell edhe ty.

Spiropali: Është për të qeshur kur Basha vjen këtu edhe flet për trekëndëshit të Bermudës që ka penguar procesin, ndërkohë që dje bënte rolin e fëmijës duke future kokën s’di ku, për t’i shpëtuar votës.

Shkruaj nje koment