Basha ja plas ne surrat, ofertën Ramës: Mos më shit ministra, por qërrohu nga kryeminister

0
659

Ka dështuar takimi midis Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas përfundimit të takimit që zgjati për më shumë se tre orë, duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, për t’i dhënë një zgjidhje krizës politike. Burime për GSH.al kanë bërë të ditur ofertën e fundit në këtë tryezë dialogu që Edi Rama i bëri kreut të opozitës, por që u refuzua nga ky i fundit. Nga sa mësohet numri një i qeverisë mësohet se i ka thënë Bashës që është i gatshëm “të japë gjysmën e ministrave”, por ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga posti i kryetarit të qeverisë.

Kjo “ofertë” duket se nuk është pranuar nga kreu i Partisë Demokratike, i cili mësohet t’i ketë thënë Ramës se “pranoj edhe me pak se gjysma e qeverisë, por jo me ty kryeministër”. Basha ka pohuar që mund të pranojë një kryeministër tjetër të PS, por jo vetë Edi Ramën.

Kjo ka qenë dhe pika që mesa duket ka bërë që palët të mos arrijnë një zgjidhje.

Tashmë pritet të zbardhen më shumë detaje nga ky takim. Nuk dihet ende nëse negociatat do të vijojnë apo janë ndërprerë përfundimisht.

Shkruaj nje koment