Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar sot një video-mesazh në Facebook, ku iu drejtohet të gjithë shqiptarëve.
Në këtë video, shfaqen disa prej bukurive natyrore të Shqipërisë dhe në fund kamera drejtohet nga Basha, i cili i bën thirrje shqiptarëve që të vënë në jetë potencialet që ka Shqipëria.
“Megjithë sfidat që kemi përpara, i yni është një vend mahnitës, me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme. Është koha që së bashku ti vëmë në jetë”, shkruan Basha, ndërsa në videon e publikuar shprehet se; “Shqipëria ime, ka ardhur koha që të merresh me potencialin e jashtëzakonshëm që ke”.