Basha komenton përgjimet dhe ironizon: Vaksinën në Shqipëri e solli Nusreti, presim ndonjë nga Ndragheta

0
153

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për situatën e pandemisë në vend, duke shprehur rezerva për fushatën e vaksinimit. Kryedemokrati ka ironizuar mënyrën sesi mbërritën vaksinat në Shqipëri, duke kujtuar darkën e ministrave në Dubai.
Ai tha për ‘Kjo javë’ se vaksinat në Shqipëri i solli kuzhinieri i famshëm Nusret, ndërsa tha se priten të tjera doza që të vijnë nga Ndragheta.
Gazetarja: A nuk është një bonus ky që mbërrin vaksina në Shqipëri ?
Lulzim Basha: Po ku ka mbërritur vaksina në Shqipëri, këtë më thoni.
Gazetarja: Ka vende të Ballkanit Perëndimor që nuk ka mbërritur.
Lulzim Basha: Ku ka mbërritur vaksina në Shqipëri?
Gazetarja: Po mirë pra, ne pamë në stadiumin ku aplikuan dozat nga 60 çdo ditë.
Lulzim Basha: E di ku mbërriti vaksina në Shqipëri ? E di kush e çoi vaksinën në Shqipëri?
Gazetarja: Po?
Lulzim Basha: Nusreti e çoi vaksinën në Shqipëri. Ajo është vaksinë kontrabandë për të fshehur skandalin e Nusretit, ku ishin shtruar dhe po hanin biftekun 1000$ ministrat e Edi Ramës. Prit se mos na sjellin edhe ndonjë vaksinë tjetër nga Ndragheta tani, se ka plasur skandali i Ndraghetas. Me siguri do sjellin 500 apo 1000 vaksina të tjera. Edi Rama ka dështuar me pandeminë. Pandemia është një problem global por është mënyra sesi qeveria përballet. Pse them ka dështuar ?! Paketa me e ulët ekonomikë, nuk krahasohet me Kosovën. Sa mijëra familje janë sot tërësisht të falimentuara, janë zhytur në borxh për paratë që kanë paguar për ilaçet për të afërmit.
Kreu i PD-së komentoi edhe përgjimet e Antimafias italiane, ku evidentoi se denoncimet e Partisë Demokratike prej 8 vitesh tregojnë se Tirana është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave.
“Është fare e qartë që shqiptarët tashmë kanë 8 vite që shohin të njëjtën gjë. Qëndrimet e Partisë Demokratike, denoncimet e Partisë Demokratike për kthimin e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit nga kryetari i bashkisë me mbështetjen e kryeministrit si dhe roli i krimit të organizuar shqiptar por edhe rajonal në bashkëpunim me qeverinë shqiptare i ka kushtuar shumë shqiptarëve” , shtoi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here