Basha: Kriza e biznesit po thellohet,duhet qeveri e përgjegjshme

0
151

Kryetari i PD, Lulzim Basha vijoi edhe ditën e sotme me takimet e tij në kryeqytet, ku në fokus janë bizneset dhe ajo çfarë po ndodh me ta gjatë dhe pas karantinës.

Sipas liderit të opozitës, në kryeqytet, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, kriza e biznesit po thellohet përditë e më tepër.

“Me këtë qeveri të dështuar, tregtarët po falimentojnë, qytetarët po varfërohen dhe ekonomia po shkon keq e më keq”, shprehet ndër të tjera Basha pas takimeve në zonën e Astirit në Tiranë.

Postimi i plotë:

“Në Tiranë si në gjithë Shqipërinë kriza e biznesit po thellohet përditë e më tepër. Sipërmarrësit e vegjël në zonën e Unazës së Re me të cilët u takova, më thanë se e kanë të pamundur të vazhdojnë aktivitetin e tyre me taksat e larta dhe xhiron e ulët të këtyre muajve. Ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga institucionet, përkundrazi, ky shteti i kapur peng nga oligarkët nuk heziton t’ju dërgojë taksidarët që iu rrëmbejnë dhe ato pak fitime në një kohë të tillë krize.

RAMAVIRUSI po shkatërron sipërmarrësit e vegjël me arrogancën dhe babëzinë që po dëshmon dita-ditës. Me këtë qeveri të dështuar, tregtarët po falimentojnë, qytetarët po varfërohen dhe ekonomia po shkon keq e më keq.

Kjo krizë zgjidhet vetëm me një qeveri të përgjegjshme dhe demokratike. Ekonomia e shtresës së mesme dhe biznesit të vogël do të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisjes tonë për të nxitur rritjen ekonomike dhe investimet e shqiptarëve në vendin e tyre”, shkruan Basha në Facebook.

https://www.facebook.com/166424440075412/posts/3255911261126699/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here