Basha, lajm të mirë nga Gjermania: Mijëra vende pune nga plani ynë ekonomik

0
151

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Kongresi i CDU në Lajpcig të Gjermanisë deklaroi se plani me 9 pika i Bundestagut gjerman është udhërrëfyesi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.

Me anë të një videoje në Facebook, Basha tha se në fokus të takimeve me zyrtarë të CDU-së ka qenë integrimi i vendit në BE.

“Jam shumë optimist dhe nga Lajpcigu do të kthehemi me zemrën dhe duart plot sa i takon planit për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit”, pohoi Basha.

Basha ndau me ndjekësit e tij në rrjetin social edhe një “lajm të mirë”: “Dua të ndaj me ju një lajm të mirë që dje dhe sot ka qenë në fokus plani ekonomik i PD-së, që është hartuar me ndihmën e ekspertëve të kristian-demokratëve gjermanë. Ne vazhdojmë bashkëpunimin me ta, sa i takon dhe investimeve gjermane në vendin tonë në fushën e teknologjisë. Përmes ofertës së qeverisë së ardhshme të demokratëve, Shqipëria të përfitojë dhjetëra mijëra vende pune në sektorin e teknologjisë dhe informacionit, me paga të mira për rininë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here