Basha: Masakra zgjedhore nuk na ndal, ne jemi të bashkuar dhe nuk dorëzohemi

0
138

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka mbajtur sot takim me demokratët e Tiranës, përkatësisht të degëve 4,5,8,9 në Tiranë.

Basha tha se ndodhet para tyre në kushtet e një gare të brendshme statutore për kryetarin e Partisë Demokratike, një garë e cila po zhvillohet ndërkohë që Shqipëria po përjeton shokun dhe tronditjen e 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se Partia Demokratike është e vetmja parti e cila do të sjellë ndryshimin për shqiptarët.

“25 prilli ose është masakër zgjedhore ose është fitore e Edi Ramës dhe humbje e Partisë Demokratike.  Të dyja bashkë nuk mund të jenë. Ndaj në 13 qershor sigurisht vota është për kryetarin e Partisë Demokratike, fleta e votimit nuk është referendum për këtë pyetje, por për fat të keq po kthehet edhe në referendum për këtë pyetje.

Se si do ti përgjigjemi kësaj pyetje përcakton rrugën, aksionin tonë politik dhe përcakton kohëzgjatjen dhe fatin e kësaj beteje, jo thjeshtë për ne, s’bëhet fjalë thjeshtë për ne, bëhet fjalë për Shqipërinë dhe shqiptarët deri në 25 prill na ndoqën dhe na besuan për 25 prillin”, tha Basha.

“Jemi parti e shqiptarëve dhe për shqiptarët”, kështu  u shpreh Basha, ndërsa ritheksoi edhe një njëherë se zgjedhjet e zhvilluara më 25 prill nuk ishin gjë tjetër veçse një masakër zgjedhore.

“Ndaj sot një muaj e pak ditë nga masakra e 25 prillit ne na duhet të marrim një vendim, një vendim i cili nuk është thjesht zgjedhja statutore e kryetarit me një aënëtar një votë. Këtë të dielë pjesmarrja dhe vota e gjithsecilit prej jush do të vendosë shumë më shumë se kaq.

Kundërshtari politik e ka të qartë se pavarësisht çdo mekanizmi që ka përdorur ne kemi dalë më të fortë e më të bashkuar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here