Basha mbledh aleatët, çfarë do të diskutojnë

Ditën e sotme kreu i PD, Lulzim Basha do të mbledh në selinë blu aleatët e tij.
Sipas informacioneve, në fokus të këtij takimi do jetë situata e vendit nga COVID-19 dhe për mbledhjen e nesërme për reformën zgjedhore.
Gjithashtu mësohet se do të diskutohet reforma zgjedhore dhe rikërkesa e opozitës për një qeveri tranzitore.
Kujtojmë se ditën e djeshme Basha zhvilloi një takim me Kryesinë. Në datë 25 po të muajit të kaluar ai zhvilloi një takim me strukturat duke u kërkuar që të dalin në terren.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment