Basha mbledh drejtuesit politik të qarqeve, ja çfarë po diskutohet

0
210

Kreu i PD Lulzim Basha mbledh sërish këtë të diel drejtuesit politik të 12 qarqeve të vendit. Ashtu sikurse tashmë është bërë rutinë e çdo të diele pasdite, Basha dhe ekipi drejtues i fushatës bëjnë bilancin e punës së përjavshme në terren.

Javën e kaluar Basha kërkoi denoncime konkrete lidhur me tentativat nga ana e kundërshtarëve politikë për të manipuluar procesin zgjedhor.

Kryedemokrati ka kërkuar vigjilencë për çdo rast të mundshëm. Kjo porosi u konfirmua edhe nga Sekretari i Përngjitëm, Gazmend Bardhi të hënën e kaluar nga Elbasani, i cili tha se PD nuk do të lejojë manipulimin e procesit zgjedhor dhe përdorimin e administratës për efekte elektorale.

Kryedemokrati i ka kërkuar drejtuesve politikë edhe të intensifikojnë takimet për të identifikuar votuesit e mundshëm, për të dëgjuar problemet e tyre, por edhe për të shpalosur sa më qartë programin politik të demokratëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here