Basha mbledh drejtuesit politik

0
155

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike drejtuesit politik në qarqe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ky takim i kreut të PD-së ka ardhur papritur dhe nuk dihet nëse ka ndonjë diskutim urgjent apo është një mbledhje rutinë, e zhvendosur në fundjavë.

Kujtojmë se disa ditë më parë Partia Demokratike ka zyrtarizuar emrat e të personave të cilëve do t’ju besoj fushatën në Tiranë. Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Grida Duma, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka do të jetë ekipi që do të udhëheqë fushatën elektorale për 25 prillin në qarkun që prodhon, për herë të parë, 36 mandate.

Më herët PD ka përcaktuar Mark Markun në Lezhë, Tomorr Alizotin në Berat, Edmond Spahon në Korçë dhe Xhelal Mziun në DibërHelidon Bushati  është emëruar drejtues në Shkodër, Bujar Leskaj në Vlorë, Gazment Bardhi në Elbasan, Edi Palokën në Durrës, Enkelejd Alibean në Fier , Tritan Shehu në Gjirokastër dhe Flamur Hoxhën në Kukësi.

Deri më tani Partia Demokratike ka prezantuar gjithashtu edhe programet me të cilët do të konkurrojë në zgjedhjet e 25 prillit, duke ndezur kështu motorrët e fushatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here