Basha mbledh në seli kryetarët e PD-së në rrethe ,shkak zhvillimet e fundit politike

0
132

Në selinë e PD-së kanë nisur takimet maratonë të kryetarit Lulzim Basha me Kolegjin e Kryetarëve. Ku në fokus është situata politike në vend. Vetëm një ditë më parë, PD shënoi trumfin e radhës, me rrëzimin e kryebashkiakut të Vorës,
Agim Kajmaku i cili u shkarkua nga KQZ pas denoncimit për të shkuarën kriminale. Në një dalje për mediat, Basha tha se zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi i qeverisë tranzitore janë emergjencë për kapërcimin e krizës në vend.
Pas takimeve me kryetarët e Degëve të Qarkut Tiranë , Durrës, Elbasan , Berat, Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, Basha pritet të takohet në orën 12:00 me kryetarët e Degëve të Qarkut Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Korçë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here