Basha mbledh shtabin e emergjencave në Shkodër për përmbytjet, ndërsa Rama në sarajet e Erdoganit

0
155

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka mbledhur sot në mesditë Komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër sëbashku me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi.
Basha ka ndjekur me vëmendje raportimin e Ademit për situatën e rënduar dhe deri më sot është i vetmi politikan i lartë që i gjendet pranë pushtetit lokal atje. Basha tha se, situata nuk po shkon drejt përmirësimit, po përkeqësimit të thellë. “Ndaj dhe arsyeja kryesore është tu vihet në ndihmë me të gjitha mjetet dhe mënyrat banorëve të kërcënuar. Do të thotë se moshspallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe penale dhe ccdo pasojë në jetën dhe shëndetin e banorëve të bashkisë së Shkodës dhe Vaut të Dejës, është konseguencë e mosveprimit, vepër penale, kriminale, mos shpallja e emergjencës. Ndihmat e ardhura nga qeveria janë të pamjaftueshme.

Puna e bërë deri tani është nga bashkia e Shkodrës, që si asnjë bashki tjetër nuk është përgatitur të përballojë këtë gjendje emergjence e vetme. Kjo është arsyeja pse insistohet prej më shumë se dy javësh me shpalljen e gjendjes së emergjencës”, tha Basha.
Ai vlerësoi përfaqësuesit vendor që prioritet numër një kanë shpëtimin e jetëve. “Apel të gjithë banorëve të vazhdojnë të mbajnë kontaktet me autoritet lokale dhe tu binden këshillave dhe instruksioneve sepse shpëtimi i jetëve njerëzore mbetet prioritet nr. 1. Sot janë mbi 1 mijë familje dhe 800 banesa të rrethuara nga uji. Kjo përbën një gjendje emergjence, këto familje janë në kërcënimin e vazhdueshëm të izolimit, mungesës së ujit të pijshëm. Në një pjesë të madhe të territorit shkollat kanë ndaluar aktiviteitn e tyre ndërkohë që zona bujqësore e blegtorale është shpartalluar në kuptimin ekonomik të fjalës”, vijoi Basha.

Bashkia e Shkodrës ka mbi një javë që po përballet me përmbytjet e ndihmuar nga Forcat e Armatosura. Por, situata po përkeqësohet ditë pas dite.
Në Shkodër situata e përmbytjeve është kaotike. Në ujë janë mbi 5 mijë hektarë tokë dhe 700 shtëpi të rrethuara nga uji në Dajç, Anë të Malit dhe Berdicë. Në Vilun, Baks, Rrjoll si pasojë e stuhisë së erës është rrëzuar transformatori dhe për pasojë janë pa energji elektrike.
Edhe Dajçi është në errësire në disa fshatra nga dëmtimet e shtyllave. Uji ka depertuar edhe në lagjet periferike Ajasëm e Livadhe ku janë 150 shtëpi të rrethuara nga uji. Erozioni ka dëmtuar rëndë argjinaturat në Ças, Pentar dhe Darragjat.

Nga ana tjetër familjet e evakuara kanë shkuar në 75, të cilat i vizitoj nga afër në konviktin “Arben Broci”, kryebashkiakja Voltana Ademi. Pa mësim janë një pjesë e shkollave të Dajçit, ndërsa në Anë të Malit frekuentimi është i vogël. Shkarkimet nga HEC Vau Dejes vijojne me 1 mije meter/kub per sekond.
Ekstremet e motit nuk kanë të ndalur, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën në zonat e përmbytura. Dëbora ka prekur prej mengjesit të së premtes (23 mars) edhe Shkodrën, ndonëse fuqia e saj për ta zbardhur territorin e mbingopur me ujë, është e vogël.
Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe përballja e banorëve të këtyre zonave, por edhe strukturave shtetërore me emergjencën bëhet më e vështirë.

Burimi: RD

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here