‘Basha me ofertë serioze’/ Gjekmarkaj: Partitë e reja që duan ndryshim, do bashkohen me opozitën

0
216

Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24” deklaroi se Basha është një kandidat për kryeministër, që vjen me ofertë serioze.
“Rama do që të lërë Bashën në hije. Këta janë 5 muaj jetikë për opozitën, sepse do të duhet të fitojë zgjedhjet më 25 prill. Opozita duhet të bashkonte më shumë të djathtët. Çdo votë e të djathtëve vlen.
Opozita duhet të veprojë shpejt, sepse njerëzit e gjykojnë edhe për bashkimin e një fryme të përgjithshme. Është opozita ajo që duhet të vijë dhe kjo opozitë e ka kandidatin për kryeministër, Bashën, që ka program normal për të nxjerrë Shqipërinë nga ky batak ku jemi”, tha Gjekmarkaj.
Kryemiinistri po e politizon çështjen. Basha po përqëndrohet tek ekonomia, që është pjesë e dobët e kësaj qeverisje. E shoh efikas reagimin e presidentit. Rastësia e bën bashkë presidentin me opozitën”, u shpreh Gjekmarkaj.
Më tej, Gjekmarkaj nënvizoi se partitë e reja duan ndryshimin, prandaj ata do bashkojnë votën me opozitën.
“Partitë e reja që duan ndryshim, do bashkohen rreth opozitës. Është e kotë të thuash që partitë e vogla do të përmbysin qeverinë, prandaj do mbështesin opozitën e vendit.
Opozita mund të kritikohet, por mbetet e vetmja shpresë për ndryshim. Pandemia do jetë pjesë e fushatës. Demokracia është shumë e brishtë”, përmbylli Gjekmarkaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here