Basha me të rinjtë: Kryeministri të mos qëndrojë në pushtet për më shumë se dy mandate

0
166

Kreu i PD, Lulzim Basha ka propozuar që të ndiqet modeli amerikan në Shqipëri, që një kryeministër të mos qëndrojë në pushtet për më shumë se dy mandate.

Gjatë një takimi me të rinjtë e FRPD në Tiranë, Basha tha se në rast se nuk e ka realizuar vizionin e tij në 8 vite, nuk mund ta bëjë për më shumë kohë.

“Ëndrrat e asaj rinie nuk janë realizuar. Shumë prej tyre sot janë në emigracion. Të njëjtin fat e presin shumë prej bashkëmoshatarëve tuaj, me politikanë që duan të vdesin në karrigen e pushtetit. Duke filluar nga ky që çdo vit thotë do ta lë politikën. Pushteti pa masë korrupton. Është natyrë e pushtetit dhe e njeriut. SHBA, thonë jo më shumë se dy mandate. Këtë kam propozuar edhe unë, edhe PD.

Më i zoti në botë të jesh, nëse nuk e ke realizuar vizionin tonë për dy mandate, atëherë duhet të lirosh vendin. Vettingu i pasurisë duhet të bëhet për politikanët. Atë që e kërkojnë për të gjithë, vetëm për vete nuk e pranojnë. Pse? Sepse sot në politikë nuk numërohen me gishtat e një dore por janë shumë ata që nuk përfaqësojnë interesat e njerëzve. Ata që kanë ardhur si vullnet i botës së krimit. Kufizimi i afatit të të qëndruarit në pushtet. Dy mandate për kryeministrin. Dy mandate dhe pas kësaj kthehet në qarkullim. Mund të fitojë sërish një parti”, deklaroi Basha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here