Basha me të rinjtë: Problemi kryesor është monopolizimi, ekonomia vërtitet rreth 3-4 klientëve

0
197

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me të rinjtë shqiptarë që studiojnë jashtë vendit. Problemi kryesor sot është monopolizimi i ekonomisë, deklaroi Basha.
Ky i fundit tha se që të ketë punësim dhe mundësi biznesi, duhet të ketë një ekomomi të lirë dhe të shëndetshme.
“Problemi kryesor i ekonomisë sot është monopolizimi, fakti që gjithë ekonomia vërtitet rreth 3-4 klientëve të qeverisë. Aty shkojnë lejet e ndërtimit, aty shkojnë lejet dhe licencat esksluzive, aty shkojnë tenderat, aty shkojnë koncesionet, aty shkojnë PPP”, u shpreh Basha.
Të rinjtë ngritën disa prej shqetësimeve kryesore që ata kanë konstatuar me kthimin e tyre në vendlindje, ku parësor është punësimi dhe vështirësia për të krijuar sipërmarrje të reja.
Referuar këtyre problematikave, Basha solli shembullin europian të Start-up-eve të reja, pikërisht duke i mundësuar rinisë, të rinjve që duan të krijojnë një sipërmarrje të tyren, kredi me interesa të favorshme.
“Një instrument që përdoret dhe nga vendet e Perëndimit është stimulimi i Startup-eve të reja, pikërisht duke i mundësuar rinisë, të rinjve që duan të krijojnë një sipërmarrje të tyren kredi me interesa të favorshme dhe me një lehtësim, sa i përket kolateralit dhe aspekteve të tjera, sa i përket ndërtimit të modelit të biznesit” , u shpreh Basha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here