Basha: Në sallën e Kuvendit janë shkatërruesit e zgjedhjeve!

Pas votimit të bërë për zgjedhjen e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Lulzim Basha zgjodhi të largohej nga salla për të lën aty deputetët e Partisë Socialiste. Kreu i Partisë Demokratike është shprehur se në atë sallë, qëndruan  shkatërruesit e zgjedhjeve sipas tij, të cilët kanë marrë peng vendin.

Brenda në sallë ndodhen sot njerëzit që kanë minuar demokracinë duke nisur nga Edi Rama shkatërruesi i zgjedhjeve institucioneve dhe rendit kushtetues e reformës në Drejtësi dhe duhet të ishte para drejtësisë. Bashkë me të edhe monstrat e korrupsionit që e kanë bërë vendin më të korruptuar. Arben Ahmetaj, Beldina Balluku, Damian Gjiknuri. Të kapur në flagrancë në 2016 dhe  të 25 prillit. Para drejtësisë duhet të ishte Taultan Balla krye shefi i bandave të Elbasanit dhe figuron në listën e zezë të Interpolit, për trafik droge e pastrim parash. Duhet të ishin para drejtësisë ato të dosjes 339, duhet të ishin edhe 3 të Tom Doshit e të Qefaliajt. Jashtë kësaj salle dhe para drejtësisë duhet të ishin ata që kanë grabitur djersën e shqiptarëve. Një që do të shpëtojë duke lënë mandatin ndërsa tjetri është në këtë sallë. Është pakicë e krimit dhe e korrupsionit dhe bie mbi fatin e shqiptarëve. Në këtë sallë nga Vermoshi në Konsipol ta kthejmë në një fushë betejë me dhe për qytetarët shqiptarë deri në mposhtjen e këtij regjimi që ka marrë peng vendin. Kanë shpërdoruar fondet publike dhe kanë shkatërruar zgjedhjet. Sot duket si një ditë e vështirë për të folur për këtë betejë se në këtë sallë është edhe dita e parë e kësaj beteje. Pakica që ka marrë peng shqiptarët është dhe mbetet pakicë”, është shprehur Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment