Në turin e takimeve qytet më qytet ,kryetari i PD-së Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Sarandës ku ka takuar banorë e biznesmenë që operojnë në Sarandë.”Politikat ndaj biznesit janë dështim spektakolar i kësaj qeverie -ka thënë Basha ,ne do ju japim dorën ,do ju ndihmojmë sa herë të kini nevojë “
“Politikat ndaj biznesit janë dështim spektakolar i kësaj qeverie e cila e konsideron biznesin si privilegj të cilin ia ka dhuruar kalçetos së oligarkëve, në vend që të respektojë të drejtën e çdokujt për të krijuar mirëqënie për veten, familjen dhe komunitetin.
Në zemër të vizionit tonë për rikthimin e shpresës, ndryshimin e gjendjes ekonomike dhe ndaljen e emigracionit, është çlirimi dhe rimëkëmbja e biznesit e sipërmarrjes, duke përfshirë sektorë kyç siç është sektori i turizmit.
Bashkë do ti kthejmë problemet dhe hallet e përbashkëta, në zgjidhje të përbashkëta, sepse vendit nuk i mungon as potenciali dhe as rruga për të dalë nga kjo krizë.
Biznesi ka nevojë për një qeveri që ti dëgjojë, ti kuptojë dhe ti mbështesë dhe ne do ju dëgjojmë, mbështesim dhe do ju japim dorën, sa herë të keni nevojë për ndihmë.”