Basha: Nevoja për ndryshim është ulur këmbëkryq në realitetin e familjeve shqiptare

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh i bindur se ‘prej më shumë se një viti edhe para pandemisë edhe para tërmetit nevoja për ndryshim ka ardhur duke u rritur’.

Në studion e Real Story, Basha ka theksuar se një shumicë absolute njerëzish, janë të bindur se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është për të larguar këtë qeveri dhe këtë kryeministër.

Lulzim Basha: Prej më shumë se një viti edhe para pandemisë edhe para tërmetit nevoja për ndryshim ka ardhur duke u rritur. Sot jemi para një orteku ndryshimi i cili do të marrë formë me votë masive popullore më 25 Prill. Kemi një shumicë absolute njerëzish të cilët janë të bindur se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është për të larguar këtë qeveri dhe këtë kryeministër. Kemi një shumicë absolute njerëzish që thonë se në qoftë se këta vazhdojnë të qëndrojnë asgjë s’do të ndryshojë. Ka patur 8 vjet. Nuk bën dot gjë më. 8 vjet janë mëse mjaftueshëm për ta provuar një njeri. Ky i ka patur këto 8 vjet, i ka patur këto pushtete, i ka patur më shumë se çdokush tjetër që nga koha e Enver Hoxhës dhe nuk ka mbajtur premtimet, nuk ka arritur asgjë për ne. Kjo është ajo që thonë njerëzit. Ajo që kërkojnë është ndryshimi dhe tani nuk është thjesht siç ishte para disa muajsh në formë dëshpërimi që po s’ndryshoi do të ikim dhe ne gjë që provohet edhe nga shifra jashtëzakonisht të larta të emigracionit, tani dëshira për ndryshim është kthyer në shpresë. Prandaj them që  shumë prej tyre mendërisht, shpirtërisht ndryshimi ka ardhur dhe po presin t’i vëmë vulën me 25 prill. Janë të bindur.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment