Basha: Nuk ka kthim pas për përjashtimin e Berishës

0
134

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një komunikim të sotëm për media, ka ripërsëritur faktin se duke i referuar maxhorancës drejtuese, të Parlamentit si pakicë, do të bëjnë gjithçka për ta larguar.

Kryedemokrati vijoi akuzat e tij ndaj Qeverisë, mbi konceptin e partneritetit publik-privat (PPP), të cilat sipas Bashës, kanë të bëjnë me tendera korruptive dhe lidhje kriminale.

Basha deklaroi se formalizimi i kësaj PPP-je “Rama-Doshi-Rakipi-Rraja” janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar dhe synojnë plaçkitjen e këtij vendi, ndërsa PD-ja synon tu kthejë shqiptarëve demokracinë. 

 77 votat e sotme, janë formalizimi i PPP-së, Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të Dosjes 339 të Shijakut bashkë me Rahman Rrajën të njohur ndërkombëtarisht për rekordet e tij kriminale, janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptarë, janë fatkeqësia kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP, i kësaj pakice plaçkitësish është të pasurojnë veten e tyre, të mbajnë pushtetin në kurriz dhe në kosto të familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për t’i larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e vullnetit të tyre të lirë.”- deklaroi Basha.

Përsa i përkes përjashtimit të ish-kryeministri Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe shpalljes së tij non-grata, Basha u treguar shumë i prerë kur tha se nuk ka kthim pas.

Basha u shpreh se nuk ka asgjë për t’i shtuar asaj që ka thënë një javë më parë në lidhje me kontributin e Berishës por theksoi se aleanca e PD me SHBA duhet të mbetet e pacenueshme.

“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët që me zi po presim ndryshimin, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here