Basha nxjerr raportin: Shqipëria është në amulli, koha për ndryshim

0
120

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha thotë se tani është koha për ndryshim. “Mjaft më me Ramën” shkruan ai në Facebook, ndërsa ka postuar një raport, që tregon sipas tij, se Shqipëria është në amulli.
“ Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index ) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes.
Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Ështē koha për ndryshim ” shkruan Basha.

Shkruaj nje koment