Basha: Opozitën nuk e përçajnë dot. Rama synon të manipulojë zgjedhjet me kanabisin

0
149

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha u pyet nëse ishte penduar që ishte tërhequr nga thirrja e tij gjatë fushatës së zgjedhjeve të kaluara, “Grisni teserat e LSI”, duke parë raportet e fundit të presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama.
Basha e cilësoi këtë pyetje si një dëshirë për të përçarë opozitën dhe shtoi se opozita është e bashkuar.
Sipas tij, fundi i Ramës është i pashmangshëm, ndonëse tha se po bëhet sërish gati për të manipuluar zgjedhjet, kësaj here duke e legalizuar kanabisin.
“Më vjen keq për ata që ndjekin televizionin tuaj dhe shpresojnë te përçarja e opozitës për të mbajtur në këmbë një regjim hajdutësh. Po le ta dëgjojnë edhe nga goja ime se ne jemi të bashkuar dhe fundi i Edi Ramës është i pashmangshëm, e vetmja gjë që ka në dorë është të lejojë qytetarët të zgjedhin me votë ose të të përballet me të gjitha pasojat sociale dhe ekonomike që do të sjellë bllokimi apo manipulimi i procesit zgjedhor, për të cilin është investuar personalisht para 6 javësh se ka nisur procesin për legalizimin e kanabisit dhe procesin e kanabizimit të vendit. Ta dini që laku në qafën e kësaj qeverie regjim po ngushtohet. Ne duam ta sjellim ndryshimin me sa më pak kosto për shqiptarët” ,- tha ai.
Më vonë kreu i qeverisë, Edi Rama tha se shumë shpejt do të vijë drafti për legalizimin e kanabisit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here