Basha paralajmëron përjashtimin e Berishës: S’do lejojmë në radhët tona njerëz që turpërojnë shoqërinë

0
132

Në fjalën gjatë Kuvendit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha theksoi se si do të jetë PD sot do të jetë Shqipëria nesër. Basha paralajmëroi se nuk do të lejojë në parti njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë e devijime populiste.

Ai tha se PD do të jetë partia më e pastër shqiptare dhe se nuk do të lejohen në radhët e kësaj partie apo në ekipet drejtuese, njerëz që turpërojnë shoqërinë.

Thelbi i asaj që do të zgjedhim sot do të jetë përcaktues për Shqipërinë e të nesërmes. Ne jemi partia demokratike e Shqipërisë, 31 vite me sukseset dhe dëmtimet tona, në qeveri dhe opozitë, ne jemi ata që kemi përcaktuar shkëputjen nga diktatura dhe kemi çarë rrugën e Shqipërisë drejt vlerave të perëndimit.

Siç do të jetë PD sot, do të jetë edhe Shqipëria nesër. Ky është një akt i guximshëm pasi do na duhet të provojmë sot se çfarë do Shqipëria dhe ne do jemi partia më e pastër në Shqipëri në përbërjen e saj duke mos lejuar në radhët tona dhe ekipet drejtuese njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare. Nuk do lejojmë në struktura drejtues të PD njerëz që kanë lidhje me historinë e dhimbshme shqiptare, njerëz të regjimit të Enver Hoxhës, njerëz që kanë qenë pjesë e atij regjimi. Nuk do lejojmë njerëz të inkriminuar gjatë këtyre 30 viteve për krime ekonomie ndaj njerëzve apo përfshirje në organizata kriminale.

Nuk do lejojmë në strukturat drejtues njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë, populizma që synojnë detsabilizmin e Rajonit. PD duhet të jetë garancia e shqiptarëve që do të jetojnë me sytë e mendjen drejt perëndimit. Nuk do lejojmë në PD njerëz me prirje antidemokratike që cenojnë votën, kjo do jetë garanci për një Shqipëri të lirë që di të zgjedhë. Nuk do lejojmë elementë nga bota e errët të lidhjeve të politikës me biznesin, e lidhjeve të botës së krimit me politikën.

Ndër të tjera Basha për herë të parë ka paralajmëruar përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike, për të cilin tha se ai po kërcënon SHBA-të.

Ne do të lëmë jashtë radhëve ata që kërcënojnë SHBA për interesat e tyre personale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here