Kryetari I PD-së, Lulzim Basha është shprehur se opozita e mbështet reformën në drejtësi, por zbatimi I saj nuk ka dhënë rezultatet e pritura.
“Reforma është e keqzbatuar dhe nuk ia ka dalë të çojë para drejtësisë politikanë të lidhur me krimin. Kemi të bëjmë me një qeveri që vonon ngritjen e Spak dhe BKH. Dhe meqë m’u dha rasti dua të sqaroj se PD dhe opozita mbështet ngritjen një orë e më parë të SPAK-ut dhe ngritjen e infrastrukturës me kushtet e nevojshme financiare”- tha Lulzim Basha .