Basha propozon mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD më 18 dhjetor

0
146

Lulzim Basha i propozon kryesisë mbledhjen e kuvendit kombëtar të PD më 18 dhjetor. Propozimi është bërë gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë që po zhvillohet në këto momente.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thërritur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor. Lideri historik ka mbledhur 4200 firma, përmes Foltores, për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Përveç se politike, beteja Berisha-Basha tashmë është edhe procedurale, pasi firmat janë në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar Edi Paloka. Sekretari i përgjithshëm kërkon protokollimin dhe verifikimin e tyre, si dhe thirrjen e Kuvendit përmes mbledhjes së kryesisë së partisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here