Basha propozon paketë masash me 5 pika për bizneset e prekura nga tërmeti

0
149

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka propozuar sot një paketë me 5 pika për lehtësimin e barrës financiare të sipërmarrjeve në Durrës të cilat kanë janë dëmtuar nga gjendja e jashtëzakonshme e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ai shkruan se tërmeti ka shkaktuar reduktim të aktivitetit ekonomik për shumë sipërmarrje por nga ana tjetër taksat dhe detyrimet financiare ndaj bankave vijojnë të paguhen.
Basha thekson se duhen marrë masa që Durrësi të mos futet në një ““dimër” ekonomik dhe social” dhe për këtë arsye ai ka propozuar një paktë me 5 pika.
“Pas një konsulte me përfaqësuesit e Asamblesë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, me ekipin ekonomik të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar dhe ekspertë të fushës, si dhe bazuar mbi përvojat e ngjashme në vende fqinje… propozoj këto masa me efekt të menjëhershëm:
1-Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.
2-Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.
3-Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.
4-Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.
5-Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Gjithashtu i bëj thirrje sistemit bankar të riskedulojnë këstet e kredive në periudhën e rindërtimit për operatorët ekonomikë në zonat e prekura.
Kjo paketë e thjeshtë dhe realiste është ndihma më e mirë që mund ti jepet sipërmarrjes për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në zonat e goditura. Nga kjo varen mijëra vende pune dhe të ardhurat e dhjetëra mijëra familjeve. ”, shkruan Basha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here