Basha: Rama do të ketë përballë popullin!

0
152

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim të zhvilluar me gazetarët është ndalur te konflikti President – Qeveri për Gjykatën Kushtetuese. Takimi i kryeopozitarit me gazetarët vjen pas rikthimit të tij nga Kongresi i Partive Popullore Europiane, mbajtur në Zagreb dhe pas pjesëmarrjes së tij në Kongresin e CDU-së së Angela Merkel në Leipzig. “Fokusi i dy takimeve ka qënë hapja e negociatave” tha Basha.

Lideri i PD ka treguar para gazetarëve fokusin takimeve  të tij pas kthimit nga PPE.

“Hyrja në BE, nuk është një proces i lehtë, parlamenti gjerman ka thënë se Shqipërisë do ti hapen negociatat pas plotësimit të nëntë kushteve. Politikanë të përfshirë në blerjen e votës duhet të shkojnë në burg. Shpartallimi total i fasadës së Rilindjes, u pa në 30 qershor. Partia Popullore Europiane dhe CDU-ja gjermane kërkojnë zbatimin e ligjit dhe nxisin ngritjen e shpejtë të SPAK”, tha Basha.

Ndërkohë lideri i PD-së u shpreh se vendi është në një krizë totale.

“Vendi vazhdon të zhytet në një krizë te paprecedent, jo vetëm politike, por edhe ekonomike. Vij me duart plot sa i përket mbështetjes me ekspertizë të CDU, të cilët e shohin  Shqipërinë një vend me potencial të jashtëzakonshëm dhe të pashfrytëzuar”, deklaroi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here